I jepet lamtumira e fundit Nelson Mandelës

2015-08-21 1

Në fshatin e tij të lindjes Kunu është varrosur sot Nelson Mandela, presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut. Varrimi i Mandelës është bërë me ceremoni shtetërore në të cilin morën pjesë mbi 4500 persona. Në varrim mori pjesë trashëgimtari britanik i fronit, princi Çarls. Lamtumirën e fundit Mandelës ia bëri presidenti i Afrikës së Jugut, Xhejkob Zuma, i cili u zotua për vazhdimin e rrugës së nisur nga i ndjeri shef i shtetit.

"I nderuar, udhëtimi yt përfundon sot, por i joni duhet të vazhdojë. Një gjë që mund të ta premtojmë është se Afrika e Jugut do të vazhdojë të zhvillohet", deklaroi Xhejkob Zuma, presidenti i Afrikës së Jugut

Sipas zakonit, trupi i të ndjerit natën para varrimit qëndroi në shtëpinë e familjes. Gjatë kësaj kohe, trupi ose arkivoli i personave të rangut të lartë si Mandela, duhet të mbështillen me lëkurë të leopardit. Për shkak se Mandela ishte burrë shteti, në arkivol u vu edhe flamuri i Afrikës së Jugut. Nelson Mandela u lind më 18 korrik të vitit 1918. Ai e udhëhoqi tranzicionin paqësor në Afrikën e Jugut, me bartjen e pushtetit nga pakica e bardhë në vitet '90 të shekullit të 20-të, pasi më parë i kaloi 27 vjet burg. Ai vdiq më 5 dhjetor 2013, nga një infeksion i rëndë në mushkëri

Peter Blazhevski