Gjendje alarmante me ndotjen e ajrit në kryeqendër, e cila rrezikon dukshëm shëndetin e qytetarëve. Autoritete shprehen se do ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për tejkalimin e kësaj situate, madje duke paralajmëruar edhe dënime për ndotësit e ajrit. Për kryetarin e Shkupit Koce Trajanovski, zgjidhja e problemit me ndotjen e ajrit është tek gazifikimi.
"Shpëtimi i vetëm është gazifikimi i qytetit të Shkupit. Ministria veçmë ka përgatitur studimin për gazifikimin ku prioritet do të jetë qyteti i Shkupit. Kjo bëhet në bashkëpunim me qytetin e Shkupit. Shpresojmë se gjatë muajit janar do të shpallet tenderi për gazifikimin e Shkupit", deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
I të njëjtit mendim është edhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov. Ai si shembull mori Qendrën Klinike, e cila para gazifikimit ka qenë një ndër ndotësit më potencial me 300 ton sulfur në vit.
"Ajo që ne sot duhet ta bëjmë është që ti zvogëlojmë këto faktorë siç është gazifikimi i kapaciteteve të mëdha, diç që edhe po e bëjmë, e përfunduam qendrën klinike, vazhdojmë tani me spitalin 8 shtatori i cili gjithashtu është ndotës serioz. Shkojmë me masa që kanë të bëjnë me gjelbërimin e qytetit. Por nuk mund ti përmirësojmë disa gabime që janë bërë më herët siç është ndërtimi i Kapishtetcit, porta Vllae, që ka ndikuar në qarkullimin e ajrit. Kompanitë janë apo jo ndotës të ajrit, në rast se po, jo vetëm që do të jemi të detyruar por do të jetë e patjetërsueshme që të ngremë padi penale për ata që e ndotin qytetin", tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
Ndotja e ajrit ka alarmuar edhe subjektet politike. Nga LSDM-ja kërkojnë përmbushjen e standardeve ekologjike dhe zbulimin e ndotësve. Derisa partia e gjelbër kërkon formimin e laboratorëve kimik
"Atë që propozuam edhe në debatin për buxhetin këtë vit e që fatkeqësisht pa sukses do të jetë pjesë e programit tonë , shteti të ndihmoj financiarisht që të plotësohen të gjithë standardet ekologjike për jetë kualitative në kryeqytet dhe në gjithë shtetin ... Kërkojmë që sot qeveria menjëherë të publikoj të dhënat për ndotjen e ambientit në Shkup dhe menjëherë të shpallen të dhënat nga ku vjen kjo ndotje", tha Radmilla Sheqerinska, LSDM.
"Partia për rimëkëmbjen e Maqedonisë (PRM)shkon një hap më tej-kërkojmë formim të laboratorit kimike shtetërore, institucion i cili do ti bashkoj të gjitha laboratorët shtetëror nga sferat e ndryshme sipas shembullit në disa vende. Hap i rëndësishëm për monitorim të parametrave të ndotjes do të arrihet me laboratori kimike adekuate", u shpreh Liljana Poposka, kryetare e PRM.
Mbetet në fuqi apeli që personat më të prekur, si fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, të mos dalin në ambiente të hapur pa nevojë, të mos ajrosin shtëpitë, të mos shfrytëzojnë aparate për ngrohje të hapësirave nëse paraprakisht nuk kanë të siguruar largimin e gazrave, të anulojnë aktivitetet që kanë të bëjnë me lëndë korrozive, ngjitëse, llaqe, ngjyra, pesticid...