A1 Report - Trafiku Mal i Zi-Durres, kapet njeriu i deputetes Albana Vokshi

2015-08-21 6

DURRES - Njeriu i afërt i Albana Vokshit, deputetes demokrate të Durrësit, preferonte kontrabandimin e verës italiane, përveç sasive të mëdha të naftës. Zyhra Vokshi dhe 10 të tjerë e merrnin naftën, verën dhe alkoolin ushqimor me peshkarexhe nga Mali i Zi dhe e fusnin në depozitat 20 mijë litërshe të mjeteve të tyre lundruese, për ta sjellë në brigjet e Durrësit.

Aty malli hiqej dalëngadalë prej mjeshtrave dhe shitej me pakicë në pikat e Durrësit apo Shijakut, duke i shkaktuar shtetit një dëm kolosal, pasi aktiviteti zhvatës zhvillohej prej disa vitesh.

Nafta dhe pijet, prej depozitave të peshkarexheve vendoseshin në depozitat e bëra apostafat nëpër makina apo furgonë, të cilat mbanin deri në 1 ose 2 ton. Në 2 muajt e hetimeve, të operacionit "Dallga", kryepolici i Durrësit dhe prokurori Afrim Shehu, në bashkëpunim dhe koordinim me vartësit, patën fiksuar prova të pakundërshtueshme si përgjigjmet ambientale e ato telefonike, foto dhe filmime.

Grupi hetimor ka vërejtur se gjithnjë, "bosët" e ofronin mallin e tyre me çmim më të ulët seç ishte në tregun e pakicës. Përfundimisht, Ministria e Brendshme, Antikrimi ekonomik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Taks-Forcë të Prokurorisë së Durrësit, mundësuan çmontimin e këtij rrjeti.

Free Traffic Exchange