KORÇË - Duke mos i besuar ekspertizës së Policisë së Korçës, familjarët e dy vëllezërve Melsi dhe Klevis Çollaku nga fshati Shuec i Devollit, janë nisur për në Itali për të gjetur ekspertë mjeko-ligjorë.
Siç bën të ditur gazetarja jonë në Korçë, Lediona Xheladini bën të ditur se, familjarët e vëllezërve Çollaku do të kërkojnë ekspertë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Do marrim ekspertë të huaj për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Korçës e manipuloi dhe e fshehu të vërtetën e ngjarjes", kanë deklaruar familjarët e dy vëllezërve Çollaku të cilët humbën jetën në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhejtor 2013.