A1 Report - Aksident ne Qafe te Kasharit, 5 persona te plagosur, dy rende

2015-08-21 1

TIRANË - Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ku kanë mbetur pesë persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Qafa e Kasharit, rreth orës 10:30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, të plagosurit ishin duke udhëtuar me një makinë të llojit "Benz 320". Dy prej pasagjerëve janë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ndërsa tre të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit. Sipas tyre, ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar dhe shpejtësia.

Free Traffic Exchange