Itali, vritet 26-veçari shqiptar, u kap duke vjedhur ne banese

2015-08-21 12

ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri pasi u kap nga pronari i banesës duke vjedhur. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 në rajonin e Breshias në Itali.

Pronari i banesës është lajmëruar nga fqinjët për lëvizje të dyshimta brenda shtëpisë dhe ka mbërritur bashkë me disa miq kur pikasi hajdutin brenda pronës së tij.

Shqiptari tentoi të largohet por është ndjekur dhe qëlluar për vdekje nga një e shtënë me armë gjahu nga pronari i banesës 29-vjeçari Mirko Franzoni me profesion mekanik. Identiteti i të riut shqiptar ende nuk bëhet i ditur. Policia mbërriti në vendngjarje dhe bëri të mundur ndalimin e autorit të vrasjes si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.