Deputete te PD, vizite ne familjen e vellezerve Çollaku

2015-08-21 3

KORÇË - Anëtarët demokratë të Komisionit parlamentar të Sigurisë, Flamur Noka e Keltis Kruja, të shoqëruar nga deputetët e Korçës, Ridvan Bode e Gjergji Papa, kanë vizituar dje në fshatin Shuec familjarët e dy vëllezërve të vrarë nga policia greke, Melsi dhe Klevis Çollaku.

Anëtarët demokratë të Komisionit parlamentar të Sigurisë kanë kërkuar një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm dhe në lidhje më këtë, ata takuan familjarët e viktimave për të marrë informacion e mbledhur fakte rreth ngjarjes së rëndë.

Deputetet e Partisë Demokratike kanë dëgjuar pretendimet e të afërmve dhe argumentat e tyre, pretendojnë se të dy vëllezërit janë viktima të pafajshme dhe nuk kanë lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm.

Free Traffic Exchange