A1 Report - Vendos Lilaj, Skenderbeu fundos Tiranën, 'Fanatics' shkulin 50 stola

2015-08-21 0

Sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës ka shkuar kampionët në fuqi të vendit, të cilët fundosin akoma më shumë ekipin bardheblu në fundin e renditjes që pas 15 javësh e shohin veten në kuotën e 11 pikëve.

Ndeshja ashtu sikur parashikohej ka qenë e mbushur me tension dhe incidente në fushë dhe jashtë saj, pasi pavarësisht se objektivat ishin të kundërta mes dy ekipeve rivaliteti ka qenë dhe është gjithmonë shumë i fortë.

Ndeshja ka nisur me thirrje dhe ofendime në kor nga ana e tifozëve të Tiranës, një nga shkaqet e reagimit të ashpër të bardhebluve kanë qenë dhe banderolat e vendasve.

Për t'u rikthyer në fushë, Tirana në pjesën e parë ka luajtur si e barabartë në fushë, por nuk ka arritur që të finalizojnë më sukses rastet që krijoi.

Në fillim të pjesës së dytë në minutën e 58 të ndeshjes , Tirana ndëshkohet nga një ish-futbollit, Sabien Lilaj, i cili nuk festoi pas shënimit të golit.

Në minutat në vazhdim Tirana nuk arrin të reagojë duke mos dalë me pikë nga ky takim.

Ndërsa në fund në shkallët e stadiumit rritet akoma më shumë tensioni duke detyruar drejtuesit e ekipit të Tiranës, me në krye

Ndricim Babasin që të zbriste në fushë dhe madje të ngjitej në kangjellat që ndajnë fushën nga stadiumi për të qetësuar tifozët, të cilët arritën të kanë shkulur plot 50 stola në një moment acarimi dhe kanë tentuar të hyjnë në fushë duke çarë gardhin rrethues.