TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp për të denocuar atë që ai e quajti "raprezalje antiligjore dhe antinjerëzore", që është ndërmarrë ndaj administratës shtetërore.
"Janë dokumentuar 1189 raste shkarkimesh të paligjshme. Numri total i të larguarve përllogartitet me 4500. Një pjesë janë nëpunës civil një pjesë tjetër do ta gëzonin pas 1 tetorit. Kjo është arsye që e shtyu përmes akteve të tij antikushtetuese."
Basha tha se spastrimet e paligjshme kanë vazhduar edhe dje kur Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e aktit normativ dhe informoi për përgatitjen e një pakete masash juridike dhe administrative për tu ardhur në ndihmë atyre që janë prekur nga këto veprime
"PD ka qënduar dhe vazhdon të qëndrojë në krah të burrave e grave që janë goditur nga paligjshmëria arrogante. Po përgatisim një paketë masash juridike dhe administrative për t'u ardhur në ndihmë atyre që janë prekur nga këto veprime antiligjore i siguroj që shkaktarët herët a vonë do përgjigjen para ligjit. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që ata të përgjigjen para ligjit."- tha Basha.