A1 Report - Canon: Gjakmarrja po shihet me spekticizem nga vendet e BE-se

2015-08-21 2

SHKODËR - Gjakmarrja vijon të mbetet një problem shqetësues për vendet e BE-së, të cilat duket se janë kthyer në strehë për azilkërkuesit, që vuajnë nga ky fenomen.

Shqetësimin e ka ngritur ambasadori i Britanisë së Madhe, Nikolas Canon gjatë një takimi me temë: "Gjakmarrja dhe sfida e drejtësisë" në Shkodër paralajmëroi se "një fenomen i tillë po shikohet me skeptizicëm nga këto vende".

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla kërkoi rihapjen e dosjeve të vjetra të vrasjeve pa autor. Ndërsa, Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se "shumë shpejt institucioni i tij do të dalë edhe me një raport për numrin e azilkërkuesve me pretekst gjakmarrjen".

Në konkluzionet e kësaj tryeze më e rëndësishmja ishte ashpërsimi i sanksioneve ndaj autorëve të vrasjeve, që kryhen për gjakmarrje dhe hakmarrje si një masë frenuese ndaj vetëgjyqësisë, e cila ndikon në rritjen e këtij fenomeni, kur drejtësia mungon.