ZGJOHU: Vërejtja e KRD-së ndaj Alsatit, presion ndaj shprehjes së lirë

2015-08-21 0

Lëvizja Qytetare ZGJOHU reagon kundër paralajmërimit të Këshillit për radiodifuzion me të cilin udhëzon mediat se si të informojnë lidhur me situatën e fundit të krijuar pas vendosjes së përmendoreve joligjore në kuadër të projektit Shkupi 2014 e sidomos asaj të Car Dushanit e cila ngriti tensione ndëretnike në vend. Nga zgjohu vërejtjen e KRD-së drejtuar Alsatit e vlerësojnë si presion ndaj fjalës së lirë.

"Parimisht, ZGJOHU asnjëherë nuk do të pajtohet me vendime të KRD ose cilit do qoftë institucion tjetër të cilat aprovohen me përbërje një etnike të anëtarëve të vet dhe ky "njoftim" nuk përfaqëson asgjë tjetër, veçse presion mbi fjalën e lirë. Njoftime të këtij lloji, ku veçohet vetëm TV ALSAT M, nuk u sollën asnjëherë më herët kur bëhej fjalë për ofendime kolektive ndaj shqiptarëve, kur përdorej gjuha e urrejtjes nga gazetarë dhe mediume të njohura për opinionin si dhe në shumë raste tjera", thuhet në reagimin me shkrim të Lëvizjes Qytetare ZGJOHU.

Sipas Lëvizjes qytetare ZGJOHU, KRD-ja duhet të merret me akuzat për kontroll qeveritar mbi mediat të cilat tentojnë të shpërlajnë trurin e qytetarëve dhe raportojnë në mënyrë të njëanshme dhe tendencioze.

"Lëvizja Qytetare ZGJOHU ia përkujton KRD-së shumëzimet me 0 të shqiptarëve nga ana e Milenkos, ofendimet e përditshme të Llatasit dhe bashkëmendimtarëve të tij, akuzat për tradhtar dhe patriot, mos-informim objektiv rreth ofendimeve kolektive nga arenat sportive, e shumë raste tjera. Kërkojmë që KRD të mos jetë në shërbim të politikës ditore, të mos influencohet nga subjektet politike dhe të kryejë obligimet e veta ligjore. KRD nuk guxon të aprovon vendime në përbërje një etnike për çështje të ndjeshme ndëretnike".

ZGJOH-u i rekomandon KRD-së që të merret me situatën alarmante mediatike për të cilën paralajmërojnë Brukseli dhe Uashingtoni, dhe jo verbërisht të vihet në siç shprehen mbrojte të rrugaçërisë mediatike dhe gazetarisë së dirigjuar. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange