TIRANË - Zgjerimi i Bashkimit Europian është një proces kompleks, ndërsa faktorë si kriza ekonomike, papunësia në rritje, që kanë përfshirë vëndet e këtij rajoni, kanë dhënë impaktin e tyre negativ në këtë proces.
Ky është qëndrimi i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ishte i pranishëm në një bashkëbisedim me studentet e nje universiteti privat, kryefjalë e të cilit ishte procesi i intergrimit te shqiperisë në bashkimin e europian.
Ndonëse Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Shqipërinë, ku i rekomandon Këshillit të Ministrave të BE-së dhënien e statusit të vendit kandidat, Ministri i Jashtëm, shprehet se edhe nuk ka nje pergjigje pozitive per statusin reformat do të vazhdojnë.
Bushati ndër të tjera theksoi se marrëdhëniet tërësore në rajon janë me shumë rëndësi, por veçoi përparimin e dukshëm të dialogut dhe sukseseve në procesin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarur dhe sovranë.