A1 Report - Shkodër,Gjebrea takim me policinë: të fokusohemi tek rritja e sigurisë

2015-08-21 4

SHKODER- Zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebreja ka zhvilluar një takim me Policinë e Shkodrës, ku ka theksuar se këto tryeza ndiihmojnë që të kuptohen më mirë pikat e forta dhe të dobëta të policisë në komunitet.

Nga ana tjetër Drejtori i Policisë së qarkut Shkodër, Shaban Nexhi ka deklaruar se marrëdhëniet në mes policisë dhe komunitetit janë përmirësuar ndjeshëm, ndërsa ka theksuar se ka vend përsëri për bashkëpunim.

Këto aktivitete zhvillohen me qëllim për të krijuar një klimë më të ngushtë bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Komunitetit, në kontekstin, ku policia e sheh komunitetin si partnerin e saj në rritjen e nivelit të sigurisë.

Free Traffic Exchange