A1 Report - CEZ, Luarasi: Vjedhjet ne rrjet problem, abuzimet sjellin defekte

2015-08-21 2

TIRANE- Vjedhjet përmes ndërhyrjeve të paligjshme në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, mbeten ende problemi kryesor i kompanisë "CEZ Shpërndarje".

Abuzimet bëhen shkak për mbingarkesa në rrjet dhe për defektet që sjellin ndërprerje të përkohshme të energjisë. Drejtuesit e kompanisë "CEZ Shperndarje" kanë garantuar qytetarët se dritat nuk do të mungojnë në festat e fundvitit.

"CEZ Shperndarje" po ben gati dokumentacionin për të kallzuar penalisht mbi 100 abonentë që vidhnin energji elektrike, si dhe 10 punonjës të kompanisë që kanë bashkëpunuar me ta." Thotë Ari Luarasi, Drejtor i Departamentit Inxhinierik.

Kompania "CEZ" u bën apel të gjithë abonentëve që të paguajnë rregullisht detyrimet për të marrë një shërbim më cilësor.