A1 Report - Lezhe, 17-vjeçarit thike prane shkolles se e preku me sup

2015-08-21 1

LEZHE- Një 17 vjeçar nxënës i shkollës së mesme "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës është plagosur me thikë jashtë ambjenteve të shkollës.

Plagosja ndodhi paraditen e sotme, kur nxënësi ka prekur me sup një shok të shkollës. Ky i fundit ka thirrur për ndihmë 12 shokë të tij, bashkëmoshatarë të cilët nuk ishin nxënës të kësaj shkolle .

Fillimisht konflikti ka nisur në oborrin e shkollës më pas sherri mes tyre është zhvendosur në ambjentet e jashtme të shkollës, ku ka ndodhur edhe plagosja e 17 vjecarit me inicialet A.Gj.

I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Ai tregon për mediat se si ndodhi ngjarja.

"Në mëngjes, para se të hynim e kam prekur pa dashje në sup. Kur kemi dalë në pushim të gjatë, autori që është nxënës shkolle në klasë paralele ka ardhur dhe më ka goditur fillimisht me grushte bashkë me rreth 11 persona të tjerë, ku disa prej tyre nuk ishin nxënës shkolle. Më pas më kanë tërhequr jashtë oborrit të shkollës dhe autori më ka goditur dy herë me thikë në trup", u shpreh i plagosuri 17 vjecar.

Sipas mjekëve, ai ka marrë plagë në shpinë dhe në këmbë. Ndërkohë policia, ka arrestuar 2 persona, njëri është autori i plagosjes, ndërsa tjetri nuk është nxënës shkolle. Policia vijon hetimet për kapjen e të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ngjarja ndodh pak ditë pas vrasjes në shkollën profesionale "Beqir Cela" në Shkozet të Durrësit, ku një 15 vjeçar vrau shokun e tij të shkollës brenda në ambientet e shkollës.