Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka dhënë dëshminë e tij për gati 3 orë. Dervishi është larguar nga ambjentet e Prokurorisë me një makinë policie, duke mos dhënë asnjë deklaratë për median. Dervishi dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga uniformat blu. Hetimet drejtohen nga prokurori Ardian Nezha.