A1 Report - 23-vjetori i PD, Basha: PD ka qene dhe do te behet me e madhe

2015-08-21 4

(Gazetar, Elkier Bushkolaj). TIRANE- Partia Demokratike feston sot në "Pallatin e Kongreseve" 23-vjetorin e themelimit të saj. Gjatë ceremonisë festive është evokuar përmes pamjeve filmike ajo ditë e rëndësishme jo vetëm në kalendarin politik të PD, por dhe në tërë historinë e vendit, duke parakaluar dhe themeluesit, një pjesë e të cilëve janë larguar nga kjo parti politike, ose kanë ikur jashtë vendit.

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim basha duke i uruar ditëlindjen forcës politike që ai drejton, tha se kjo është edhe një ditë kujtimi, nderimi dhe reflektimi. Basha tha se PD ka sfidë të saj ringritjen dhe ribashkimin si shumicë.

"Kjo është sfida jonë e re, sfida e përbashkët për fillimin e ri, ringritjen, ribashkimin si shumicë, dhe për qeverisje të re në të ardhmen. Do ta bëjmë, do ta arrijmë", tha Basha.

Në fjalën e tij, kreu i PD përmendi vlerat e kontributet e studentëve të dhjetorit, gjithë firmëtarëve të themelimit të Partisë Demokratike, si dhe anëtarët që janë ndarë nga jeta.
"Kjo është një ditë për të reflektuar. Ne sot nderojmë themelim dhe themeluesoit, shikojmë përpara dhe përshëndesim të ardhmen. Kujtojmë dhjetorin e rinsisë me flamurin kombëtar pa yll, me gishtat e lirisë të ngritur lart, dhe me thirjer "Liri, Demokraci".

Nderimi dhe mirenjohja ime si kryetar i ri i PD i drejtohet të gjithë demokratëve nga i pari të i fundit. Ne të gjithë bashkë, jemi familja e madhe demokrate që ka bërë historinë transformuese më të madhe pozitive, dhe është e vendosur të bëjë historinë e së ardhmes. Disa anëtarë të PD nuk janë më fizikisht me ne, sot kujtojmë dhe nderojmë Azem Hajdarin, të cilin armiqtë e lirisë na e vranë, kujtojmë gramoz pashkon, kujtojmë Sokol Olldashin, nismëatar drejtues, deputet, qeveritar, dhe opozitar i spikatur, mikun që na mungon të gjtihëve. Nuk janë fizikisht por na japin kurajo për të ecur përpara", tha Basha.