A1 Report - Garda kerkon pronat, Berisha ia tjetersoi ne fundmandati

2015-08-21 3

TIRANE- Një sipërfaqe prej 7554 metër katror, i është rrëmbyer brenda një afati 15 ditor Gardës së Republikës, duke ju dhënë më pas tre shtetasve Pandora Kazanxhi, Aishe Përnaska dhe Leonidha Nishku, të gjithë trashëgimtarë të pasurive të familjarëve të tyre. Vendimi për kalimin e kësaj sipërfaqe tokësore nga pronësia e Gardës së Republikës, në emër të tre personave të sipërcituar, është marrë në një ditë të vetme, ku ish-kreu i AKKP-së Avenir Peka në 20 gusht 2013 i ka ndezur dritën jeshile, heqjes së 7554 metra katror nga teritori i Gardës së Republikës.

Skandali në fjalë, është firmosur dhe volusur në 5 shtator në vendimin e fundit të marrë nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke bërë që tashmë institucioni i Gardës së Republikës të hyjë në një betejë ligjore në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave të anollojë tre vendimet të marra në 20 gusht të këtij viti nga ish-drejtuesi Avenir Peka. Pavarëisht se vendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, është shfuqizuar me një vendim tjetër të datës 30 shtator 2013, nga kryeministri Edi Rama, sipas juristëve sërisht nga ana ligjore, procedura e kthimit tek private të ambjenteve të Gardës së Republikës, nuk është rrëzuar plotësisht, ndaj dhe janë dorëzuar tre paditë civile në gjykatë.