'Car Dushani' nuk është barometër për marrëdhëniet ndëretnike

2015-08-21 1

Maqedonia dhe Shqipëria permes marrëdhënieve të tyre ndërfqinjësore paraqesin shembull të fqinjësisë së mire në rajon. Ky ishte konstatimi i dal nga takimi i përbashkët i kryetarëve të kuvendit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Ilir Meta dhe Trajko Veljanoski. Megjithatë pas takimit në deklaratat për shtyp mediat nuk anashkaluan edhe raportet ndëretnike në Maqedoni mes shqiptarëve dhe maqedonasve të krijuara pas zhvillimeve të fundit me vendosjen e përmendores së Car Dushanit në qendër të Shkupit. Me çrast nga krerët e Kuvendit, Meta-Veljanoski u tha se vendosja e një përmendoreje nuk duhet të jetë barometët I matjesë së marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, derisa implemntimi I plotë dhe efektiv i Marrëveshjes së Ohrit është çelësi dhe rruga e vetme e cila ndihmon në tejkalimin e të gjitha situatave të ndërlidhura me raportet ndëretnike. Kështu u shprehën krerët e institucioneve ligjvënëse të Maqeodnisë dhe Shqipërisë Trajko Veljanoski dhe Ilir Meta derisa komentuan vendosjen e përmednores së Car Dushanit.

"Absolutishtë roli i faktorit shqiptarë në Maqedoni ka qenë dhe mbetet kyç dhe tepër i rëndësishëm dhe tepër pozitiv për stabilitetin dhe integrimin e Maqeodnisë dhe për të përforcuar bashkëjetesën dhe harmoninë. Dhe besoj se implementimi I plotë dhe efektiv I Marrëveshjes së Ohrit do të ndihmoj akoma më shumë në këtë drejtim", tha Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

"Mendoj se ëprfaqësuesit e bashkësisë shqiptare por edhe të bashkësive tjera etnika në Maqeodni janë trajtuar në mënyëra përkatëse nga Republika e Maqedonisë. Kemi ëpr detyrë që shteti maqedonas të jap kontribut sa më të madhë për marrëdhëniet ndëretnike dhe marrëdhëniet ndëretnike nuk duhet të vlerësohen nga një hap apo nga vendosja e një përmendorjeje", u shpreh Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Ndërsa gjatë takimit Veljanoski-Meta është diskutuar edhe për raportet e mira ndërfqinjësore dhe për rrugën e përbashkët të të dyja vendëve drejtë Bashkimit Evropian. Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Më këtë rast kreu i kuvendit shqiptarë Meta u shpreh se faktorit shqiptarë në Maqeodni paraqet urrë lidhëse për një bashkëpunim sa më të mire mes dy vendeve. Veljanoski gjatë qëndrimit të tij në Tiranë iu drejtua me një fjalim edhe deputetëve të Kuvendit shqiptarë. Ndëkrohë që u prit edhe nga Prsidenti Bujar Nishani. Ndërkohë që në munges të kryeministrit Edi Rama, për shkak të udhëtimit të tij zyrtarë Veljanoski u prit nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Vizita e kreut të Kuvendit Trajko Veljanoski në Tiranë Korespondon me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Nga Tirana për TV Alsat Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange