A1 Report - Tahiri: Vrasja e vellezerve Çollaku ngjarje e hidhur, urojme te mos përseritet

2015-08-21 3

TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e cilësoi ngjarje të hidhur vrasjen e 2 vëllezërve Çollaku në Follorinë. Tahiri sqaroi se policia shqiptare ka qenë në kontaktet me oficerët grekë që natën kur ka ndodhur ngjarja.

"Që natën që ka ndodhur kemi qenë në kontaktet me oficerët grekë. Oficerët shqiptarë kanë qenë ngushtësisht të përfshirë.

Më vjen keq e dua t'i ngushëlloj familjet e tyre por pretendimet që kam lexuar në media nuk janë të vërteta. Verifikimet janë bërë. Është një ngjarje e hidhur që preshoj të mos përsëritet më" --tha Tahiri në një reagim pas seancës së Kuvendit.

Në seancë deputeti i PDIU-së kërkon reagim nga qeveria shqiptare për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku."Para disa ditëve neve na janë vrarë dy shqiptarë. Deri kur do të qëndrojnë qeveritë shqiptare të heshtura para shtetit grek."- tha Dashamir Tahiri në Kuvend