A1 Report - Tiranë, tentohet te plaçkitet banesa e gazetarit Arjan Konomi

2015-08-21 4

TIRANE- Tentohet të plaçkitet banesa e gazetarit Arjan Konomi.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij tek ish fusha e aviacionit në Tiranë.

Burimet nga Komisariati numër 2 i Policisë së Tiranës, raportuan se brenda pak orësh nga ngjarja bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Emanuel Markola dhe Saimir Vladi, kanë përfunduar në pranga dhe janë siguruar në ambientet e izolimit të komisariatit me akuzën e vjedhjes.

Ndërsa vetë gazetari Konomi, i kontaktuar nga A1Report është treguar i rezervuar dhe nuk ka pranuar të prononcohet për ngjarjen. Janë të disata rastet kur personazhe VIP të ekraneve apo politikës kanë qenë objekte të bandave plaçkitëse.

Në 25 nëntor 2013 është vjedhur banesa e ish nënëkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Gonxhe.

Në 9 shtator 2013 është tentuar të vidhet në parkimin e banesës automjeti i avokatit të Popullit Igli Totozani. 2 tetor 2012, vidhet banesa e Erinda Ballancës, ish avokate e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në 22 dhjetor 2011 u vodh para Ministrisë së Kluturës automjeti i Aldo Bumbit, që në atë kohë ishte dhe titullari i këtij dikasteri.

Në 20 tetoe 2011 u vodh automjeti i deputetit Eduart Shalsi.