TIRANE- Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mbërrin për një vizitë zyrtare në Tiranë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski. Pas takimit në kryesinë e Kuvendit dy homologët po mbajnë një prononcim të përbashkët për mediat.
Më pas Veljanoski ka mbajturenjë fjalë përshëndetëse në seancë plenare. Maqedoni dhe Shqipëria janë dy vende fqinje që e kanë treguar gjithmonë se, bashkëpunimi mes tyre ka qenë në nivele shumë të mira. Deklarata është bërë nga kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, i cili mbajti një fjalë në parlament përpara deputetëve të Shqipërisë. Më lejoni ta ndaj kënaqësinë time për mundësinë që i drejtohem parlamentit shqiptar. Për mua si kreu i Kuvendit të Maqedonisë, paraqet shprehje të respektit më të lartë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj", tha në fillim të fjalës së tij, kreu i Kuvendit të Maqedonisë.
Sipas tij, "sot këtu në Tiranë, në këtë qytet të mrekullueshëm dhe në këtë objekt madhështor dhe në mënyrë të njëjtë i paraqes përshtypjet edhe nga bashkëqytetarët tanë nga Shkupi dhe Tetova. Qëndroj këtu para jush që të apeloj për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes dy vendeve tona. E di që kemi nevojë edhe për më shumë bashkëpunim dhe ndërtimin e lidhjeve tona kulturore dhe bashkëpunim më të madh ekonomik. Qëndroj para jush për të dhënë fjalën time për përparimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë".