A1 Report - Sekuestrimi i droges ne Durres ne pranga pronari i kamionit

2015-08-21 3

DURRES- Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nisën pas sekuestrimit të një sasie prej 850 kilogramë drogë e llojit Kanabis Sativa që ishte fshehur në tapicerinë e një kamioni në Portin e Durrësit dhe arrestimit të shoferit, kanë zgjeruar rrethin e të dyshuarve për këtë çështje.

10 punononjës të Doganës së Tiranës janë marrë në pyetje nga Prokuroria, pasi dyshohet se janë të implikuar në këtë rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.

Mësohet së këta punonjës gjatë procedurave të kontrollit në doganën e Tiranës këta kanë vulosur dokumentet sikur çdo gjë ishte në rregull për mjetin tip kamion, në tapicerinë e të cilit u gjet edhe sasia e lëndës narkotike gjatë kontrollit nga ana e policisë kufitarë në Portin e Durrësit.

Sipas dokumenticionit të lëshuar nga Dogana e Tiranës mjeti me targa AA 942 CC që drejtohej nga shtetasi Ilir Dyrmishi, ishte i ngarkuar me konfeksione.

Ndërkohë gjatë kontrollit nga ana e efektivëve në Portin Detar të Durrësit nga ku kamioni do të nisej drejt italisë u gjet dhe sasia e lëndës narkotike dhe u bë i mundur ndalimi i drejtuesit të mjetit.