A1 Report - Gjermani, sportisti Keta ia dedikon suksesin shëndetit të dy vajzave

2015-08-21 3

GJERMANI- Një ndeshje për dy jetë. Kështu është cilësuar nga mediat gjermane gjesti i sportistit shqiptar Ismail Keta, i cili marrjen e titullit kampion bote në "Kick" dhe "Taj box" për herë të tretë, ia ka dedikuar përmirësimit të shëndetit të dy vajzave të reja shqiptare, të cilat kurohen në Gjermani.

Bëhet fjalë për 17-vjeçaren Ambra Meda, mbesën e gazetarit sportiv Dëfrim Methasani dhe Sigi Gjinin, balerinën shqiptare e cila pas dëmtimeve në shtyllën kurrizore në një aksident, mbeti e paralizuar.

Pikërisht për të mbajtur një premtim ndaj Ambrës, sportisti shqiptar nga Bulqiza, i cili prej vitit '96 jeton në Mynih të Gjermanisë, ia dedikoi titullin e fituar humanizmit. 37 vjecari, i cili vazhdimisht e kishte ndihmuar ekonomikisht Ambrën, i kishte premtuar se do ti gjendej pranë në cdo moment, dhe madje do ti dedikonte fitoren e radhës. Dhë në fakt kështu ndodhi, ai fitoi dhe e gjithë ndeshja u zhvillua për humanizëm.

Free Traffic Exchange