A1 Report - Nis PAMECA IV, Sequi: Luftoni korrupsionin ne nivele te larta

2015-08-21 0

TIRANE- Në fillimin e projektit Pameca IV, projekti i financuar nga Bashkimi Europian për reformimin e policisë dhe konsolidimin e Kapaciteteve për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, ambasadori i BE-së bën apel për luftën e korrupsionit në nivele të larta.

"Duhet të luftohet korrupsioni në nivele të larta, dhe krimi i organizuar. "Ligji Anti-Mafia mund të sjellë rezultate. Dhe një fushë tjetër është fuqizimi i koordinimit të bashkëpunimit të institucioneve për të siguruar shkëmbimin e informacionit në nivel rajonal e kombëtar. Është esenciale që policia bashkëpunon me agjenci të tjera ligjzbatuese për të kryer operacione sa më të sukseshme. Një minsitër i nderuar i BE-së thtoë se çdo shoqëri ka ato kriminelë që meriton. Ajo që është e vërtetë është se çdo komunitet ka ato institucione ligjzbatuese të cilët i kërkon, prandaj BE ka kërkuar të insistojë në progesin dhe pëforcimin e kapaciteteve të policisë në këtë vend të shenjtë"- tha Sequi, ndërsa në krah kishte ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Free Traffic Exchange