A1 Report - Neritan Tabaku kerkon rikthimin si gjyqtar, neser vendimi për te

2015-08-21 2

TIRANË - Neritan Tabaku kërkon rikthimin në punë si gjyqtar.

Ish-gjyqtari i Durrësit, e ka nisur me kërkesën e përjashtimit e 2 prej anëtarëve përkatësisht, Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe Artan Brocit, seancën e parë gjyqësore në Kolegjet e Bashkuara pranë Gjykatës së Lartë, ku me një kërkesë drejtuar këtij kolegji kërkon rikthimin e tij në detyrë si gjykatës.

Tabaku kërkon që kolegjet e bashkuara në gjykatën e lartë, të anullojnë vendimin administrative të KLD-së që e shkarkoi atë pak kohë më parë për t'I hapur rrugën hetimeve dhe procedimeve të prokurorisë.

Procedimi nisi për mungesën e zbardhjes së vendimit që liroi Ilir Xhakjen, i cili pas këtij lirimi qëlloi në një ngjarje tjetër për vdekjen shefin e komisariatit të Policisë së Shijakut Adem Tahiraj.

Tabaku u gjykua nga Gjykata e Tiranës, e cila rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kërkoi 3 vite burg duke e shpallur atë të pafajshëm, vendim ky i cili është apeluar nga prokuroria.

E ndërsa i pranishëm në seancën gjyqësore, ish-gjykatësi i Durrësit nuk pranoi të përgjigjet se me cfarë argument kërkon të rikthehet në detyrë. Gjykata e lartë rrëzoi kërkesën për përjashtimin e Zaganjorit dhe Brocit nga gjykimi ndërsa vendimi për të rikthyer apo jo në detyrë Tabakun, u la për të enjten paradite.

Free Traffic Exchange