A1 Report - FRD, Topi: PD po shkaterron frymen e djathte ne Shqiperi

2015-08-21 1

TIRANË - Fryma e Re Demokratike ka analizuar aktivitetin e saj që nga krijimi i subjekt politik e deri më tani. Analiza është bërë në Tiranë dhe u drejtuar nga kryetari i FRD-së, Bamir Topi, i cili tha se, kjo parti politike edhe pse e re zuri vend përkrah atyre tradicionale.

Sipas Topit, lidershipi aktual i PD-së, e ka shkatërruar frymën e djathtë në Shqipëri. "Aktualisht lidershipi i PD-së e ka shkatërruar frymën e së djathtës në Shqipëri" -- ka deklaruar kreu i FRD-së.

"Ne kemi thënë se jemi një parti e moderuar ndërsa Tirana ka nje peshë të jashtëzakonshme të votave të së djathtës dhe të aktivitetit të saj politik", theksoi në fjalën e tij, kreu i FRD-së, Bamir Topi.

Sipas kreu Topi, FRD është një parti e moderuar e qendrës së djathtë dhe pikërisht për këtë arsye do të merret vetëm me problemet e së djathtës. Sipas tij, aktualisht ndodhemi në të njëjtën situatë si në vitin 1990. "Në 1997 unë kam parë një rënie dramatike të kuotave të së djathtës por më pas gjërat ndryshuan", deklaroi Topi.

Duke folur në këtë analizë, kreu i FRD-së, Topi tha se, "kjo ka qenë një periudhë impenjative". Kemi zhvilluar takime me të gjithë anëtarët e FRD dhe kemi marrë informacione të ndryshme edhe për ata informacione që nuk vijnë me letra", ka deklaruar kreu i FRD-së, Bamir Topi.