TIRANE- Prokuroria kompleton hetimet dhe pritet të dërgojë sot në gjykatë kërkesën për masë sigurie për gjykatësin e Pukës, Shtjefën Lleshi.
Veprimi procedurial vjen pas votimit unanim të 15 anëtarëve të KLD-së në mbledhjen e mbrëmjes së të martës, (10 dhjetor) pro kërkesës së Gjykatës së Tiranës, ku i kërkonte autorizimin për shqyrtimin e masës së sigurisë që do të caktonte gjykata për të.
Vendimi i KLD, u mor disa orë pasi gjykata e Tiranës, kishte vlerësuar të ligjshëm arrestimit e policisë, duke lënë në qeli prokuororin Pëllumb Prenci, dhe 4 punonjësit e gjykatës dhe avokatin, të përfshirë në skandalin e denoncuar nga Fiks Fare për korrupsionin në vendimet e kësaj gjykate.
Burime të A1Report thanë se edhe për gjyqtarin Lleshi do të kërkohet arrest me burg, duke kompletuar dosjen e hetimit të Task Force të Prokurorisë së Tiranës.