FIER - Një 50 vjeçar është gjetur i vdekur dhe i masakruar në fytyrë pranë xhamisë në qendër të qytetit të Fierit. Policia thotë se viktima Petrit Saliaj rreth 50 vjeç i cili punonte si roje nate në dy lokale është gjetur i vrarë nga kalimtarët të cilët më pas kanë njoftuar poicinë.
Trupi është gjetur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë një kioske ngjitur me xhaminë në qendrën e qytetit të Fierit.
Nga hetimet policia ka gjetur gjurmë gjaku të cilat nisnin 100 metra larg vendit ku u gjet kufoma. Njollat e gjakut janë gjetur në një tunel që lidh pallatet në lagjen "Apollonia" dhe ato kanë vazhduar deri në vendin ku është gjetur kufoma.
Policia dhe grupi i ekspertizës pasi kanë kryer veprimet e para hetimore. Përfaqësues të grupit hetimor i kanë thënë gazetarit tonë Kristaq Thano se fytyra e viktimës është masakruar keq, duke e bërë të vështirë identifikimin.