A1 Report - Shkoder, ujesjellësi nderpret punimet, le kanal ne mes te rruges

2015-08-21 1

SHKODËR - Punimet të cilat patën nisur nga ndërmarrja e ujësjellësit në lagjen Zdrale në qytetin e Shkodrës, tashmë janë ndërprerë, ndërsa rruga ka mbetur në gjendje të mjerueshme.

Në mes të rrugës gjendet një kanal i madh, i hapur, i cili bëhet një pengesë e madhe për lëvizjen e qytetarëve dhe atyre, që lëvizin me biçikleta, si dhe lëvizjen e automjeteve. Si pasojë e lënies së këtij kanali të hapur në mes të rrugës, krijohet edhe trafik në këtë zonë nga automjetet, të cilat ecin shumë ngadalë, pasi shoferët kanë frikë për dëmtimin e automjeteve.

Qytetarët kërkojnë që të ndërhyhet nga institucionet përkatëse për rregullimin e kësaj rruge, që tashmë ka mbetur në një gjendje të mjerueshme dhe që bëhet një pengesë shumë e madhe për lëvizjen e tyre. E megjithatë, ky nuk është i vetmi rast, ku në qytetin e Shkodrës shohim rrugë të papërfunduara dhe punime të lëna përgjysmë.
d

Free Traffic Exchange