Liliç: Teatri do të jetë i hapur për të gjithë

2015-08-21 4

Dyert e objektit të ri të teatrit popullor maqedonas janë të hapur për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Kështu u shpreh në linjë telefonik për Alsat drejtori i teatrit Dejan Liliç. 'Praktika e bashkëpunimit të teatrove ka ekzistuar edhe më herët dhe kjo pritet të vazhdoj edhe në të ardhmen', ka theksuar ai. Sipas tij edhe në objektin e vjetër të teatrit ka pasur shfaqje në gjuhën shqipe, turke, serbe, italiane dhe të tjera.

"Dyert e teatrit kanë qenë dhe do të jenë të hapur për të gjithë, nga të gjitha strukturat, nga të gjitha etnitetet në Maqedoni edhe si autor, aktor, artistë dhe si spektatorë. Këtë formë të bashkëpunimit si formësim edhe të publikut teatral, shfaqjes teatrale dhe repertorit teatral do ta vazhdojmë si traditë dhe as që kemi ikur nga diçka e tillë përkundrazi qëllimi i teatrit popullor maqedonas është që t'i bashkoj regjisorët, aktorët më të mirë, punëtorët teatral, nëse mundemi t'i bashkojmë edhe shfaqjet më të mira nga rajoni por dhe nga Evropa dhe kuptohet se i bashkon të gjitha strukturat nacionale në Maqedoni në një, nën emrin dhe flamurin e teatrit popullor maqedonas", deklaroi Dejan Liliç, drejtor i Teatrit popullor maqedonas.

Ai tha se nuk duhet shtruar si çështje bashkëpunimi me teatrin shqiptar dhe atë turk të cilët do të mbesin pa skenë për disa muaj nëse fillon rinovimi i objektit të teatrit shqiptar në çarshi të vjetër.

"Deri tani askush nga teatri shqiptar apo turk nuk janë lajmëruar, Ju jeni të parët që shtroni pyetje. Ata nuk janë lajmëruar që të pyesin, të kërkojnë leje apo të propozojnë bashkëpunim edhe pse jemi miq të mëdhenj edhe me teatrin shqiptar dhe turk dhe kemi bashkëpunime dhe do t'i kemi edhe më tej. Rrallë aktorët tonë kanë ardhur në skenat e tyre ndërsa aktorët e tyre shpesh kanë ardhur dhe kanë marr pjesë në skenën e teatrit popullor maqedonas ashtu që aspak nuk duhet të shtrohet një pyetje e tillë se a është i mundur një bashkëpunim i tillë, pasi ai vazhdon dhe do të vazhdoj", tha Dejan Liliç, drejtor i Teatrit popullor maqedonas.

Liliç përgënjeshtroi zërat se aktorët janë detyruar të nënshkruajnë kontratë se do të luajnë falas në shfaqjen " shtëpia e përjetshme" me të cilën edhe zyrtarisht shënoi fillimin e punës teatri i ri popullor maqedonas. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange