Pika turistike e "Vodnos" do të ketë një vend-parkim të ri prej 2 400 metrash katrorë. Në zhvillim e sipër janë punimet për ndërtimin e saj, e cila parashikon 120 hapësira parkimi pranë "Shën Panteleimonit" dhe kompleksit të fshatit "Etno". Restaurimi është bërë në vend-parkimin ekzistues, në lokalitetin e njëjtë që ka kapacitet për rreth 70 automjete. Punimet po kryhen nga ndërmarrja publike "Rrugët dhe Rrugicat". Hapësirat e reja parkimi do ta shndërrojnë "Vodnon" një destinacion më aktraktiv, deklaroi kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski.
"Konsiderojmë se do të ketë rritje të numrit të njerëzve dhe turistëve që vijnë këtu në fshatin "Etno", gjithashtu edhe në Panteleimon. Ka shumë qytetarë të Shkupit të cilët vijnë për t'u qetësuar në "Vodno", që është nën kompetencën e Qytetit të Shkupit. Me këtë vend-parkim do të mundësohet që të vijnë më lehtë dhe në kushte më të mira në "Vodno", tha Koce Trajanovski, kryebashkiak i Shkupit. Alsat-M