A1 Report - Skandali i Pukes, ish-kreu i Gjykates Shtjefni: Perballem me çdo akuze

2015-08-21 4

TIRANË - Një ditë pas arrestimit të prokurorit të Pukës, Pëllumb Prençi dhe 5 personave të përfshirë në skandalin e denoncuar në emisionin "Fiks Fare" ku në Gjykatën e Pukës drejtësia këmbehej me para, ka reaguar edhe ish-kreu i kësaj gjykate, Shtjefën Lleshi.

Në një konferencë Lleshi nuk pranoi ti përgjigjej pyetjeve, por vetëm deklaroi për mediat se nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria dhe është i gatshëm të përballet me çdo akuzë. Sipas tij, gjithçka e transmetuar në media është inskenim.