A1 Report - Itali, Matteo Renzi, zgjidhet sekretari i ri i Partisë Demokratike

2015-08-21 0

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Firences, Matteo Renzi është sekretari i ri i Partisë Demokratike në Itali. Rezultatet e para zyrtare, kur janë numëruar më shumë se gjysma e fletëve të votimit, i japin atij 68.5 % të votave, çka e bën ta parekuperueshëm distancën me dy kundërshtarët e tij, që garuan për kreun e partisë.

Shumë pozitive ndërkohë janë të dhënat sa i përket pjesëmarrjes. Zgjedhësit e PD-së i janë përgjigjur në numër të madh thirrjes për zgjedhjen e sekretarit të ri. Që në orën 17 të pasdites ishte kapërcyer kufiri psikologjik prej 2 milionë votuesish, poshtë së cilit rezultati do të konsiderohej negative.

Radhë të gjata njerëzish janë parë gjatë gjithë ditës nëpër qendrat e votimit dhe besohet që pjesëmarrja t'i kalojë 3 milionë.

Pak minuta pas mbylljes së votimit, sekretari aktual i partisë Guglielmo Epifani shprehu kënaqësi të madhe për mbarëvajtjen e votës dhe foli për një rezultat përtej çdo parashikimi ndërsa e krahasoi pjesëmarrjen me zgjedhjet brenda partisë të vitit 2009 kur garonin Bersani-Franceschini.

Ndërkaq fjalët më domethënese në ditën e votës, erdhën nga Romano Prodi, ish-kreu i PD-së.

"Këto zgjedhje janë momenti i përplasjes demokratike, dhe ajo çka rekomandoj është që si fituesi ashtu edhe humbësit të ruajnë objektimin për të krijuar një skuadër që e bëjnë të fortë një parti parti politike", tha profesori i cili krejt papritur ndryshoi mendje dhe doli të votojë ndryshe nga sa kishte njoftuar gjatë muajve të kaluar.

Free Traffic Exchange