PD feston 8 Dhjetorin, Basha: Ishte dita e lindjes së heronjve

2015-08-21 0

TIRANË - 23 vjet më parë, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës u bënë nismëtarë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Në pallatin e Sportit "Asllan Rusi", ka nisur aktiviteti i PD-së, ku do të kujtohet kjo datë e shënuar. Të pranishëm janë pjesëmarrës gjatë lëvizjeve të asaj kohe, ish-kryetaru u PD-së, Sali Berisha dhe kryetari aktual, Lulzim Basha.

Duke folur në takimin për 8 dhjetorin, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se, "në dritën e asaj nate u arrit të çahet muri i terrorit i diktaturës. Shpërthimi për herë të parë në gjuhën shqipe e fjalëve "Liri-Demokraci". U nisën pa komandë djem e vajza drejt qytetit. Kuptimi i ri i angazhimit që ishte dhe është veprimi, dalja, përballja me pushtetin e diktaturës".

Sipas tij, "Ajo natë e bardhë nxorri, Azem Hajdarin, prijësin e lëvizjes studentore, kryeheroin. Nxorri gjithë ata heronj. Sot kujtojmë të gjithë ata vajza dhe djem të dhjetorit të paharrueshëm 1990. Ëndërra europiane ngriti studentët ato netë".

"Do bëjmë gjithçka për statusin edhe pse ata që duhet të bëjnë nuk po bëjnë asgjë, pasi statusi jeni ju, rinia. Ishit ju rinia që i thatë jo, sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Ju i thatë jo shpërfilljes, megallomanisë, shitbljerjes së shëmtuar të votës dhe dhunimit të zgjedhjeve", theksoi kreu i PD-së, gjatë fjalës së tij.

"Është dita të kujtojmë liderin historik të PD-së, Sali Berisha.Gëzuar 8 dhjetorin ditën e Rinisë, nder përjetë studentëve liberatorë", përfundoi fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 8 dhjetorit.

Gjatë takimiu u zhvilluar edhte një koncert nga këngëtarët e ftuar.

Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Të dielën kjo ditë, ashtu si çdo 8 Dhjetor që e pasoi, do të përkujtojë këtë moment.

Për herë të parë, ftesat mbajnë emrin e Lulzim Bashës, në cilësinë e kryetarit të PD, ku ftohen të gjithë të marrin pjesë në pritjen e organizuar në Pallatin e Sportit në orën 12.00 demokratët do të festojnë 23-vjetorin e themelimit të PD, ku pritet të flasin shumë personalitete të PD.