Has, Gjiknuri inaguron impjantin e kromit, investimi 3 mln euro

2015-08-21 2

HAS - Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri kërkoi që industria minerare në vend të kthehet në rrugën e zhvillimit, ndërsa nxiti kryerjen e investimeve dhe afrimin e sipërmarrësve në këtë degë të ekonomisë.

Këto deklarata Gjiknuri i ka bërë gjatë ceremonisë së inaugurimit në impiantit të pasurimit të kromit në fshatin Perollaj të komunës Golaj të Hasit. Gjiknuri shtoi se industri të tilla dhe investitorë që duan të pasurojnë mineralet duhet të shfrytëzojnë këtë fabrikë duke shtuar punësimin e investimet, dhe duke e zgjeruar zinxhirin e lidhjes me minierat e tjera në mënyrë që aktiviteti i kromit të zhvillohet në këtë zonë.

Ngritja e kësaj fabrike është realizuar nga bashkëpunimi i disa kompanive, investim që arrin në 3 milion euro me një kapacitet përpunues, më shumë se 100 mijë ton krom në një vit.

Free Traffic Exchange