Tregtarët e "Dinamos", akuza ndaj Eno Bozdos: Ngatërron tregun

2015-08-21 1

TIRANË - Unionit i tregtarëve Agroushqimore Dinamo ka protesutar ndaj shpifjeve dhe luftës ndaj tregut. Në një reagim të tyre ata kanë sulmuan nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo duke i thënë se "ngatërron" Uzinën Dajti me tregun Dinamo.

"Nënkryetari Bozdo kunder interesave të tregtarëve dhe konsumatorëve të cilët ai përfaqson, duke qenë se paguhet me taksat e Tiranës bën edhe davan e tregut të Kasharit", thuhet në një reagim të këtij unioni mesditën e sotme.

Në reagimin e tregtarëve shkruhet se, "sulmi ndaj tregut Dinamo është vrazhdë e sulmeve të bashkisë për transferimin e tregut tek tregu Kasharit. Luftohet tregu ekonomik i qytetareve të Tiranes nga bashkia" .

|Mbyllja e tregut Dinamo ku gjejnë shprehjen konkurenca e pastër midis tregtareve dhe fermerëve do të sillte rritjen e çmimeve të produkteve", përfundon reagimi i Unionit i tregtarëve Agroushqimore Dinamo.

"Zhgroposja dhe zhvendosja në mes të ditës, e rreth 750 kg lëndë helmuese cianur, nga tregu i uzinës "Dinamo" që është edhe tregu ushqimor më i frekuentuar i kryeqytetit, është një papërgjegjshmëri e madhe dhe përbën një akt kriminal", ka thënë Bozdo duke kërkuar edhe nisjen e hetimet në lidhje me këtë gjë.

Free Traffic Exchange