INSTAT, kriza dhe rënia e konsumit mban çmimet e ulëta në treg

2015-08-21 0

TIRANE - Kriza dhe kërkesa e dobët konsumatore kanë bërë që indeksi i çmimeve të prodhimit të mallrave vendase në 3-mujorin e tretë të vitit të njohë një rritje modeste me vetëm 0.1%, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Krahasuar me 3-mujorin e dytë të vitit, sipas INSTAT, çmimet e prodhimit ranë me 0.7%. Rritja e papërfillshme e çmimeve krahasuar me vitin e kaluar dhe rënia krahasuar me një 3-mujor më parë, tregojnë se presionet inflacioniste në ekonomi janë të ulëta.

Industria nxjerrëse ka dhënë kontribut negative në indeksin e çmimeve të prodhimit. Çmimet e prodhimit ranë 1.5% me bazë vjetore dhe 3.1% krahasuar me 3-mujorin e tretë. Në industrinë përpunuese, çmimet e prodhimit janë rritur me 0.2% kundrejt vitit të kaluar, ndërsa ranë me 0.6% ndaj 3-mujorit të dytë të vitit.

Indeksi i çmimeve të prodhimit mat çmimin e parë të hedhjes në treg të mallrave nga ndërmarrjet prodhuese. Rrjedhimisht, ato kanë një ndikim edhe në indeksin e çmimeve të konsumit, që mat çmimet finale të shitjes për konsumatorët.

Indeksi i çmimeve të konsumit ndikohet në një masë të madhe nga çmimet e produkteve të importuara. Rritja e dobët e inflacionit po shoqërohet edhe me rritjen e dobët të çmimeve të prodhimit.

Free Traffic Exchange