A1 Report - Zhdukja e Belegut, misteri i vilës të blerë 80 mijë USD në SHBA

2015-08-21 1

TIRANE- Biznesmeni i njohur Eduart Belegu, u zhduk disa minuta më pas sapo ka marrë 8 topa me dollarë që kishin një vlerë financiare prej rreth 80 mijë euro. Ashtu, siç nuk dihet asnjë gjë për vendodhjen e Belegut edhe fati i kësaj shume financiare është i pa përcaktuar nga hetimi i prokurorisë dhe policisë së Shtetit. Gazeta "Shqiptarja.com", zbulon se një shifër e tillë është investuar nga tregtari Thanas Gjinupulli dhe bashkëshortja e tij, Lumturie Karagjozi, në Amerikë.

Mund të jetë një konçidencë rastësore, por pikërisht shifra që përmendet në mesazhin telefonik të dërguar në ditën e zhdukjes nga numri i Belegut tek telefoni Gjinopullit, është e njëjtë edhe me sasinë e dollarëve që janë përdorur në blerjen e një objekti në lagjen Laveen në shtetin e Arizonës. Banesa që rezulton të jetë ndërtuar në 2 korrik 2007, me një kosto prej 210 dollarësh, është rishitur disa herë gjatë këtyre viteve dhe se dy personat e fundit që e kanë blerë objektin janë Thanas Gjinopulli dhe gruaja e këtij të fundit Lumturie Karagjozi.