Shorti i "Brazil 2014", grupi i "ferrit" për Italinë, Holandën e Gjermaninë

2015-08-21 6

Në Brazil, në Bahia u hodh shorti për kampionatin Botëror që do të startojë në qershor 2014. Në hedhjen e shortit merrnin pjesë një numër legjendash të futbollit, si: Cafu, Canavaro, Matheus e Zidane.

Ekipet ishin ndarë në katër vazo prej nga u bë përzgjedhja. Në vazon e parë ndodheshin: Brazili, Spanja, Argjentina, Gjermania, Kolumbia, Belgjika, Uruguai dhe Zvicra. Në vazon e dytë ishin vendosur pesë kombëtaret afrikane, Bregu i Fildishtë, Gana, Algjeria, Nigeria dhe Kameruni së bashku me Kilin dhe Ekuadorin nga Amerika e Jugut.

Në vazon e tretë, katër kombëtare nga Amerika Veriore, SHBA-të, Meksika, Kosta Rika dhe Hondurasi si dhe katër nga Azia, përkatësisht Japonia, Irani, Koreja e Jugut dhe Australia.

Në vazon e fundit ishin nëntë kombëtaret evropiane, Holanda, Italia, Anglia, Franca, Portugalia, Greqia, Bosnja, Kroacia dhe Rusia.

Ashtu sikur duket, në vazon e dytë ndodheshin 7 skuadra, pasi përpara shortit zyrtar u zhvillua një short paraprak që në këtë vazo të dërgohet një nga 9 ekipet europiane që janë në vazon e katërt, këtu Italia rrezikon të jetë në një grup ferri.

FIFA ka vendosur që në secilin grup nuk do lejohet të ketë më shumë se dy ekipe europiane, dhe jo më shumë se dy ekipe të çdo kontinenti tjetër.

NDARJA NE GRUPE E SKUADRAVE
Grupi A: Brazil, Kroaci, Meksikë, Kamerun
Grupi B: Spanja, Holladë, Kili, Australi
Grupi C: Kolumbi, Greqi, Bregu i Fildishtë, Japoni
Grupi D: Uruguaji, Kosta Rika, Angli, Itali
Grupi E: Zvicër, Ekuador, Francë, Honduras
Grupi F: Argjentina, Bosnje-Hercegovinë, Iran, Nigeri
Grupi G: Gjermania, Portugali, Gana, SHBA
Grupi H: Algjeri, Koreja e Jugut, Rusi, Belgjikë