TIRANE- Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, duket se që pas largimit nga ky post pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ka vendosur që të bojkotojë punimet në Kuvend. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në Komsionin për Politikën e Jashtme, ku ajo është anëtare e këtij komisioni. Deri më sot në këtë komision, i cili zhvivillon 2-3 mbledhje në javë, Topalli nuk ka qenë asnjëherë e pranishme. Ndonëse në seancat plenare ajo është tepër aktive në debate, kjo duke marrë parasysh edhe renditjen në po të njëjtën radhë me ish-kreun e qeverisë, Sali Berisha si dhe liderin e së djathhtëve, ajo shpesh e mbështet atë në replika dhe akuza ndaj qeverisë së majtë.
Gjithësesi mosfrekuentimi i komisionit parlamentar e penalizon Topallin nga pagesa që merr çdo deputetet në Kuvend. Ndërsa mungesa në seanca plenare, ka masa të tjera penalizuese. Ish-drejtuesja e Kuvendit për tetë vitet e kaluara kur PD ishte në pushtet, shihet shumë rrallë që të hyjë dhe të dalë edhe në Kryensiën e Kuvendit, aty ku ka edhe një zyrë të sajën. Por në të njëjtën kohë Topalli është edhe anëtare e Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë, në të cilën bëjnë pjesë edhe deputetja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi.
Gjithësesi deputetja e Qarkut të Shkodrës mbetet aktive edhe në rrjetin social Facebook, ku në mjaft raste nuk ka nguaruar as të lëshojë akuza jo vetëm mbi qeverinë, por edhe diplomatët dhe ambasadorët e akredituar në venditn tonë. Rasti më i fundit, i cili ka bërë dhe mjaft bujë për opinionin publik ka qenë ai i përplasjes verbale me ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu.