Mbërrijnë ofertat për ndërtimin e stadiumit të ri

2015-08-21 3

TIRANE- Ndërtimi i stadiumit të ri me koncesion duket se po konkretizohet pas mbërritjes së tre ofertave konkrete në Drejtoninë e Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa". Nga 13 kompanitë e kontaktuara tre janë ofertat ku njërës nga të cilat do t'i besohet edhe ndërtimi i një stadiumi të ri. FSHF ka kërkuar një stadium rreth 23 mijë vendësh që do të thotë një shtim vlere prej 40 %. Qëllimi për stadiumin e ri mbetet shembja e gërmadhës mëse 60 vjeçare "Qemal Stafa" dhe ndërtimi i një impianti të ri modern dhe që në bazë të kushteve nëse do të fillojë punë me prishjen në korrikun e 2014-s, do të përfundojë pikërisht në korrik të vitit 2016-të.

Bordi i stadiumit i ndihmuar nga një kompania konsulence franceze 'TeamStadia', e specializuar për vlerësime të tilla, ka vendosur disa kritere teknike dhe vizuale për të gjitha kompanitë që kishin shprehur interesin dhe padyshim një nga ato kritere është ruajtja e fasadës ballore të "Qemal Stafës". Ofertat e mbërritura i kanë kaluar Komisionit të Vlerësimit të Ofertave e më pas do t'i shkojnë konsulentit francez për të bërë ai vlerësimin dhe në fund për të dhënë sugjerimet për komisionin përzgjedhës. E gjithë kjo procedurë do të zgjatet deri në datën 20 janar, nga ku me shumë mundësi do të mësohet se cila kompani do të jetë ajo që do të përzgjidhet si fituesja. Po në bazë të studimit të KMPG investimi që do të kryhet për stadiumin e duke përfshirë edhe vlerën e truallit shkon në 93 milionë euro, ndërsa me kërkesën e FSHF-së për një stadium 23 mijë vendësh, kjo shifër shkon rreth 130 milion euro.Ndërkohë kontributi i shtetit duket të jetë pikërisht trualli edhe pse në marrëveshjen e shoqërisë "Kuq e Zi" raportet e aksioneve janë të ndara në 75% të FSHF-së dhe 25% të shtetit. Deri në mbërritjen në këtë pikë janë bërë studime të shumta dhe më i rëndësishmi është ai i fizibilitetit. Kompania audituese KPMG e cila ka bërë edhe këtë studim ka nxjerrë në pah kostot e përafërta. Sipas saj vetëm sipërfaqja prej 3.36 hektaresh tokë ku është ndërtuar stadiumi "Qemal Stafa" kushton 43 milionë euro, kësaj shifre i shtohet edhe investimi prej rreth 28 milionë euro ndërtim.

Free Traffic Exchange