A1 Report - Pranga mjekut të QSUT-së merrte 17 mijë lekë për skaner

2015-08-21 4

TIRANË - Marrja e lekëve nga pacientët ka çuar në pranga mjekun anestezist-Reanimator tek Skaneri në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, Ilir Broqi bashkë me sekserin e tij, Arben Doda.

Arrestimet janë bërë gjatë mëngjesin e sotëm nga ana e efektivëve të sektorit të luftës ndaj korrupsionit në Policinë e Tiranës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, operacioni kundër korrupsionit në mjekësi, po vijon me kontrolle në banesa, shoqërime të tjera dhe identifikimin e llogarive bankare.