A1 Report - Stop dhunës ndaj grave, Rama: Do të japim shërbim ligjor falas

2015-08-21 1

TIRANE- Lufta e fenomenit të dhunës ndaj gruas ka bashkuar në një panel kampet politike. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencën me temë "Aktivizim kundër dhunës ndaj grave", ku ishte e pranishme dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Kryeministri vlerësoi pjesmarrjen e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi në Konferencën Kombëtarë që u organizua sot në hotel Tirana në kuadër të fushatës 16 ditore kundër dhunës ndaj grave. Ai u shpreh se "ky është mesazhi i duhur që kapërcen në mënyrë kumptimplotë ndasinë midis kampeve politike".

Në fjalën e tij kryeministri tha se qeveria që ai drejton do të forcojë mekanizmat ligjore kundër dhunës si dhe kërkoi përfshirjen e burrave dhe djemëve në këtë sfidë.

Free Traffic Exchange