A1 Report - Fullani: Vendi i ndikuar nga kriza sistemi bankar, i mirëkapitalizuar

2015-08-21 0

TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pranon faktin se ekonomia shqiptare ndodhet nën ndikimin e krizës globale, por shton se vendi ynë ka ruajtur qëndrueshmërinë. Duke folur lidhur me situatën ekonomike në një konferencë dy ditore të zhvilluar tek hotel "Tirana International", me temë "Qeverisja e mirë në vendet e Zhvilluara", guvernatori Fullani tha se "pavarësisht ritmit të ulët të rritjes, ekonomia jonë ka arritur të ruajë stabilitetin".

"Ekonomia jonë është nën ndikimin e krizës globale, gjë që ka frenuar investimet, duke çuar në përkmeqësim e bilancit publik e privat. Megjithatë ekonomia ka arritur të ruajë bilancin e çmimeve dhe atë makro dhe mikroekonomik. Pavarësisht uljes së ritmeve të rritjes ekonomike, ka arritur të ruajë stablititein. Politika e kujdesshme e Bankës së Shqipërisë, dhe mbështetja e sistemit bankar ka ndihmuar në mos përkeqësimin e situatës. Kemi pasur në qendër të vëmendjes qendrueshmërinë e sistemit bankan dhe të mënyrës së administrimit të likuditetit. Bankat tek ne kanë qenë të afta të sjellin kapital të ri, si dhe kanë patur mbështetje financiare nga bankat e tyre mëmë. Kemi ulur norman bazë të interesit në nivelin më të ulët historik në 3.25% dhe jemi fokusuar në rritjen e kreditimit", tha Fullani

Free Traffic Exchange