Botuesit shqiptarë kërkojnë transparencë nga Ministria e Kulturës

2015-08-21 0

Shoqata e botuesve shqiptarë kërkon nga Ministria e Kulturës që të marrë parasysh vërejtjet e saj për transparencë gjatë përzgjedhjes së projekteve të dorëzuara në konkursin e fundit për veprimtaritë botuese. Mes tjerash botuesit kërkojnë që të drejtë konkurrimi të kenë vetëm botuesit ndërsa të përjashtohen të gjithë konkurruesit që nuk kanë deponuar dokumentin për veprimtari të regjistruar si dhe të bëj publike edhe numrin e aplikimeve.

"Të mos kenë të drejtë konkurrimi institucionet e ndryshme kulturore dhe jo kulturore madje as autorë si persona fizik sepse konkurrimi i tyre është i jashtë ligjshëm. Ministria e kulturës në kudar të veprimtarisë botuese të pranoj një anëtar nga botuesit e SHBSH-së, Asr, Thesari, Intrelingua, Albas, Furkan, Nur, Logos-A, Voka-4 ose Shkupi në cilësinë e vëzhguesit të procesit të vlerësimit të projekteve. Nga Ministria e Kulturës kërkojmë që krahas shpalljes së rezultateve të projekteve të pranuara për vitin 2014 të bëjnë publike edhe shumat e mjeteve materiale me të cilat përkrahet secili projekt", deklaroi Qamil Rufati, kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë.

Por, sekretari shtetëror në Ministrin e Kulturës, Muzafer Bislimi në linjë telefonike për Alsat theksoi se kërkesat e këtilla të shoqatës së botuesve shqiptarë janë absurde dhe të parealizueshme për shkak se konkurruesi nuk ka të drejtë monitorimi. Me këtë konkurs sipas tij nuk përfshihen vetëm shtëpitë botuese por edhe personat fizik dhe është në formë subvencioni, ndihme për gjithë ata që konkurrojnë. Gjatë vitit 2013 sipas tij botuesit shqiptar kanë marr 14 milion denar ndërsa për këtë vit sektori i botimeve pritet të merr rreth 1 milion euro. Rezultatet e konkursit do të publikohen në muajin janar. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange