A1 Report - Vrasja në klasë,Tahiri-Berishës: Mos fol, djali yt bëri Gërdecin

2015-08-21 6

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e rradhës. Në Kuvendit po diskutohet për çështje të ndryshme, në 60 minutëshin që janë diskutime të lira. Në seancë po diskutohet në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës, kur një nxënës shkolle qëlloi me armë dhe vrau bashkëmoshatarin e tij. Replika të ashpra mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetit të PD-së, ish kryeministrit Sali Berisha. Tahiri akuzoi Berishën se vrasja e djeshme në shkollë është pasojë dhe e veprimeve të kryeministrit Berisha, duke i kujtuar hapjen e depove të armatimit me 1997 dhe tragjedinë e Gërdecit.

Ministri Tahiri paralajmëroi se shumë shpejt do të dorëzojë në Parlament dy pr/ligje për cështjen e armatimit dhe se vrasja e djeshme në shkollë e 17 vjeçarit nga shoku i klasës është dështim i një zixhiri të tërë mekanizmash dhe jo faj i policisë.

"Do të sjellim urgjentisht në Parlament një pr.ligj për armët dhe përdorimin e armëve që ti japim fund kapitullit më të zi të historisë së sigurisë publike në vend që është kapitulli i armëve. Kur çuni i babit bënte biznes me demontim armësh ska sesi që të rintjë e vendi mund të mendonin se mund të bëjnë para shpejt. Kur cuni i babit nuk dënohet dhe si hyn në këmbë dhe babin e mbronte në parlamment të rinjtë do e ndjekin shembullin e tij. Vendi është i militarizuar nga armët e përhapura gjerësisht. Problem madhor, pasi që në 1997 Berisha e la trashëgimi përhapjen e armëve të zjarrit sa plumbat dhe armët janë bërë mundësia e vetme për të zgjidhur konfliktet e adoleshentëve apo sherret në facebook", tha Tahiri.
Deputeti i PD-së Sali Berisha thotë se qeveria përdhosi ditën e flamurit me foton e Hitlerit të pasluftës dhe të shqiptarëve Enver Hoxha.

"29 Nëntori shënon datën e tradhëtisë, kur Enver Hoxha njësoi festën me serbët që të bënte bashkimin me Jugosllavinë. Data 28 nëntor ka qenë ajo që është festuar, por e kaloi në datën 29 me qëllim që të bashkohej me Jugosllavinë. Ngritja e flamurit të Enver Hoxhës, tek varrezat e Dëshmorëve ishte poshtërimi më i madh. Enver Hoxha e bëri luftën dhe këtë se mohon askush. Ata që përpiqet që të paraqesin demokratët se mohojnë luftën, mashtrojnë.Enver Hoxha, pas luftës vendosi në Shqipëri sistemin e tij. Ju ngritët flamurin, por përdhosët gjakun e të rënëve për demokraci. Ju përdhosët vuajtjen, sakrificën e mijëra shqiptarëve, në burgje dhe kampe përqendrimi, për lirinë e fjalës, lëvizjes. Shkërmoqët shpirtin e qindra shqiptarëve që vdiqën urie nga Vermoshi në Frashër", u shpreh Berisha.