A1 Report - Durrës,vrasja në orën e mësimit 15 vjeçari: Më shau nga motra

2015-08-21 5

DURRES- Adriatik Tota, nxënësi i vitit të dytë të shkollës profesionale "Beqir Çela" në Shkozet të Durrësit u ekzekutua nga shoku i tij i shkollës për shkak se e kishte sharë nga motra.

Krimi i rëndë ndodhi paraditen e djeshme (4 dhjetor 2013) në një oficinë brenda në ambientet e shkollës, ku 17 vjeçari së bashku me klasën po zhvillonin orën e praktikës.

Në mes të klasës ai u qëllua me pushkë të montuar e të futur më parë në shkollë nga 15-vjeçari Edrin Varaku, nxënës i kësaj shkolle.

Policia arrestoi pas 7 orësh (pasditen e 4 dhjetorit) 15-vjeçarin në një nga lokalet e Durrësit, në qendër, ku babai kishte organizuar gjithçka. I ati i autorit lajmëroi policët dhe njëkohësisht foli me të birin, që kishte frikë të dorëzohej, duke koordinuar punën për kapjen e tij.

Pasditen e djeshme, blutë e Durrësit prangosën mësuesin Thoma Llazari, për "Moskallzim krimi", teksa ngjarja pati jehonë të madhe në rangjet politike, ku vetë Kryeministri Rama e cilësoi si këmbanë të fortë alarmi. Polica e ka konfirmuar edhe zyrtarisht faktin se viktima dhe autori kishin bërë disa sherre për motive të dobëta. Burime të policisë thanë se para pak ditësh viktima e kishte sharë nga motra autorin. Ky i fundit, pasi u arrestua deklaroi në prani të psikologëve se e kishte vrarë Adriatikun, sepse e ofendonte gjithmonë. Ndërkaq, zyrtarish policia tha se në vendin e ngjarjes u bllokua arma e zjarrit, e cila kishte reduktim në disa pjesë të saj (që shërbenin për zvogëlimin e përmasave fizike të armës). Edrin Varaku pati frikë t'i dorëzohej policisë, ndërsa i ati ishte lajmëruar më parë nga blutë e Durrësit për atë ç'ka kishte bërë i biri. I tha që të vinte në një lokal, por ndërkohë lajmëroi policinë për gjithçka. Pasi u arrestua, i'u tha agjentëve të policisë se autori e ofendonte gjithmonë dhe i kishte nxirë jetën, ndaj organizoi vrasjen e tij.

Free Traffic Exchange