A1 Report - Shpërthimet e Bankers Petroleum banorët bllokojnë rrugën Fier-Berat

2015-08-21 0

FIER - Vazhdojnë protestat e banorëve të komunës së Zharrësit në Fier, kundër shpërthimeve të kompanisë Banker Petroleum.

Që nga mbrëmja e djeshme më shumë se 600 banorë kanë protestuar për shpërthimet që shkaktojnë tërmete.

Banorët gjatë paradites së sotme kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Berat, në shenjë proteste në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkaq, që banorëve të Zharrëzit, gjatë mëngjesit të sotëm u janë bashkuar edhe ata të Marinzës dhe Roskovecit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, mbi 600 banorë të zonës naftë-mbajtëse të komunës së Zharzës kanë protestuar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në këtë zonë rreth orës 18:40 minuta.

Gjatë protestës ka pasur një shtim të forcave të policisë si dhe ato të FNSH-së.