A1 Report - Durrës, vret në klasë 17-vjeçarin kapet pas 7 orësh i mituri

2015-08-21 0

DURRES- Adriatik Tota, vetëm 17 vjeç nxënës i vitit të dytë të shkollës profesionale "Beqir Çela" në Shkozet të Durrës u ekzekutua paraditen e sotme teksa me shokët e tij ishte në orën e mësimit brenda në ambientet e shkollës. Policia ka kapur pas 7 orësh autorin e vrasjes në qendër të qytetit të Durrësit dhe ai është 15-vjeçari Edrin Varaku, nxënës i kësaj shkolle. Arrestimi pas një periudhe të gjatë negociatash mes familjarëve dhe policisë, të cilat kanë bërë të mundur që ai të dalë nga vendi ku qëndronte i fshehur. Korrespondenti ynë Artur Korriku informon se vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00, tek oficinat ku nxënësit bënin praktikën, brenda ambienteve të shkollës. Sipas policisë viktima Adriatik Tota, 17 vjeç, nxënës në vitin e dytë, dega mekanike. Ai ishte nga Kukësi, por familja e tij banonte në Sukth të Durrësit. 17-vjeçari ishte djali i vetmi në familjen Tota, e cila përbëhej nga 3 vajza e një djalë (Adriatiku). I ati punon si emigrant në Itali. Policia identifikon autorin e vrasjes. Sipas bluve ai është 15-vjeçari, Edrin Varaku. Pesë grupe policore po ushtrojnë kontrolle në banesën e autorit në lagjen "4 rrugët në Shijak".

Free Traffic Exchange